Kërcasin karrigat në Kampionatin Shqiptar.
Rikthehet dhuna në stadiumet shqiptare, ku në ndeshjen Laçi-Tirana, e vlefshme për takimin e fundit të javës së 13-të në Kategorinë Superiore, dy tifozeritë kanë krijuar skena dhune.
Të dyja tifozeritë filluan duke goditur njëri-tjetrin me karriga, ku nuk munguan dhe personat që donin të hiqnin barrierën e hekurit që ndan dy anët e tifozerisë.
Një akt i shëmutar ku përsëri rikthehen aktet e dhunës në ndeshjet e kampionatit dhe stadiumet shqiptare.