Futbollistët e klubit të njohur shqiptar hyjnë sonte në shtëpinë e famshme

Futboll

Futbollistët e klubit të njohur shqiptar hyjnë sonte në shtëpinë e famshme

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 15:24
Futbollistët e klubit të njohur shqiptar hyjnë sonte në shtëpinë e famshme

Një surprizë pritet të ndodh mbrëmjen e sotme në shtëpinë e famshme për një nga banorët.

Sontë në natën 71-të në shtëpi, do të hyjnë futbollistët e klubit të Vllaznisë të cilët do të befasojnë Meridian Ramçajnë, pasi ky i fundit punon në klubin Shkodran dhe është tifoz i hershëm i Vllaznisë.

Meridianit i është besuar posti i marketingut në klub nga presidenti Alban Xhaferri, teksa disa lojtar të klubit të zemrës do ta takojnë atë.

Gjatë spektaklit të pak netëve më parë, Meridiani kishte kërkuar të dinte në cilin vend në renditje ishte skuadra shkodrane dhe Arbana e informoi shkurt se ndodhet në vendin e tretë.

 Mbetet për t’u parë sonte, nëse futbollistët do të lejohen që t’i japin më shumë informacione.

Kujtojmë që gjatë spektaklit të së premtes të ftuar ishin Ylli Limani dhe Ledri Vula ata që surprizuan banorët dhe dhuruan një performancë për publikun.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat