Futbollistët janë njerëz me shumë influencë dhe si të tillë trajtohen ndryshe nga të tjerët.
Megjithatë jo të gjithë i shohin ata në këtë mënyrë. Një incident i ka ndodhur Wayne Rooney .
Ish-sulmuesi i Manchester Utd kishte parkuar makinën e tij në një zonë që nuk lejohej. Ajo zonë ishte e përcaktuar për tu përdorur për aktivitetet e fundvitit. Burimet e zonës thanë se anglezi kishte refuzuar madje që ta lëvizte mjetin, pasi organizatori i aktivitetit ja kishte kërkuar këtë gjë.
Si pasojë e këtij veprimi disa njerëz shkruan në makinë e Rooney, duke e evidentuar si një shembull të keq.
Përveç ofendimeve për sulmuesin, një ndër frazat thoshte që ai duhet të humbte peshë.
Gjithashtu makina iu vendosën dhe disa kona rrethues duke mos e lënë të largohej.
Fotot kanë bërë namin nëpër rrjet. Ndoshta Rooney herën tjetër do të mendohet më mirë se ku e lë makinën.