Milan hap negociatat me yllin

Futboll

Milan hap negociatat me yllin

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 17:22
Milan hap negociatat me yllin

Teksa 2021 i Rafael Leao mund të jetë mbyllur para kohe për shkak të dëmtimit të pësuar kundër Salernitana-s, Milan po çonë përpara punën për rinovimin e kontratës së portugezit.

Sipas Tuttosport, javët e ardhshme do të jenë të rëndësishme për të arritur një marrëveshje.

Negociatat mes Maldini-t, Massara-s dhe menaxherit Jorge Mendes janë hapur dhe duket se ekziston një marrëveshje në vija të përgjithshme deri në vitin 2026 me 4 milionë euro në sezon, me bonuset që akoma nuk janë përcaktuar.

Fakti që Leao ndihet akoma më i përfshirë në projektin sportiv të Milan-it dhe se ka dhënë gatishmërinë e tij për të qëndruar me kuqezinjtë është një hap shumë i rëndësishëm drejt vazhdimësisë së martesës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat