Pep Guardiola ka ndërtuar një paralelizëm të veçantë mes futbollit dhe duelit të fituar nga Verstapen ndaj Hamilton.
Piloti i ri ia doli që të triumfojë me titullin kampion falë përplasjes së Latifit në xhirot e fundit.
Kjo solli zerimin e diferencës së Verstapen me Hamilton, ndërsa më herët britaniku ishte shkëputur dhe ishte vetëm çështje kohe fitimi i titullit për të.
“Levis dhe Maks na dhuruan një sfidë të madhe, por ndonjëherë gjërat nuk varen nga ty. Është e njëjta situatë edhe në futboll.
Një ditë e keq, vendime të këqija, VAR dhe gjithçka tjetër mund të bëj ty që të zhys në ujë”, u shpreh Guardiola.