Skuadra shqiptare Struga Trim & Lum me fitore e përmbylli edicionin vjeshtor dhe në pozitë të shtatë me 26 pikë pas 18 jave në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
Futbollistët e Strugës sot shënuan fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj Renovës nga Xhepçishti i Tetovës.
“Ashtu edhe siç dëshironim, ashtu edhe e mbyllëm, me fitore stinorin vjeshtorë në Ligën e Parë.
Në ndeshjen e fundit të javës së 18-të të pjesës së parë të sezonit 2021/2022, Struga Trim Lum mundi Renovën me rezultatin minimal 1:0.
Golin e vetëm të vlefshëm 3 pikë të arta për ekipin e Struga Trim Lum, e realizoi Dejan Cvetanoski në minutat shtesë të takimit.
Ishte kjo fitorja e 6-të sezonale për ekipin tonë, që dimrin do e kalojë në pozitën e 7-të me 26 pikë, vetëm një më pak se Renova dhe Makedonija GJ.P që renditen në pozitat 5 dhe 6.
Kujtojmë ndeshja kundër Renovës duheshe të zhvillohet të dielën, mirëpo e njëjta u anulua për shkak kushteve jo të mira për lojë, ndërsa e njëjta u zhvillua sot në kushte normale për lojë, kjo falë intervenimit të personave përgjegjës për fushën e stadiumit, të cilët meritojnë lëvdata.
Tashmë pason pauza dimërore, ndërsa shpresojmë se kjo fitore do ngrit edhe më shumë apetitet e skuadrës sonë, që në pranverë me disa përforcime shtesë të atakojmë sërish pozitat që sigurojnë Europën, të cilën mund ta kapim gjithashtu edhe përmes ndeshjeve të Kupës, aty ku do të luajmë në gjysmëfinale”, shkruan në faqen e FC Struga Trim & Lum.