Kryetrajneri i Llapit nga Podujeva, Tahir Batatina, si gjithnjë përkujdeset për ndonjë deklaratë të fuqishme.
Kësaj radhe ka marrë shembull ish trajneri e klasit botëror, Sir Alex Fergusoin.
“Sir Alex Ferguson në vitin 2000 kur mori nofkën SIR nga Mbretëresha e Anglisë: Futbolli është i bukur sepse nuk njeh kombësi e politikë.
Futbolli bashkon njerëzit e bardhë apo të zi, bashkon shtetet që janë armike mes tyre por futboll luajnë.
Paqja më e madhe sot është futbolli dhe shpresoj që kjo të jetë edhe për shumë shekuj me
radhë’. Forca Llapi.
Dua të shkruaj edhe një datë historike dhe pastaj të jem i qetë përgjatë gjithë karrierës sime”, ka shkruar Batatina duke bërë me dije se tani i mungon edhe titullin i kampionit, pasi që Kupën dhe Superkupën e Kosovës e ka në vitrinat e klubit.