Inzaghi i zhgënjyer me shortin përballë Liverpoolit

Futboll

Inzaghi i zhgënjyer me shortin përballë Liverpoolit

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 21:27
Simone Inzaghi

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, tha se asnjë nga shortet nuk ishte e mirë për Nerazzurrët, por pranoi se “e dyta ishte sigurisht më e keqe”, pasi drejtuesit e Serisë A do të luajnë me Liverpool në shkurt.

Shorti i Ligës së Kampionëve i dha Interit fillimisht një ndeshje kundër Ajax-it, i cili ka bërë përshtypje të madhe në fazën e grupeve këtë sezon.

Por shorti u desh të ribëhej për shkak të një gabimi dhe Interit i ra shorti i dytë kundër Liverpoolit.

Trajneri i Nerazzurrëve ka komentuar shortin duke mos e pëlqyer asnjërin, por ky i dyti sipas tij ishte më i keq.

“Nuk shkoi mirë as në shortin e parë, por e dyta ishte sigurisht më e keqe”, u shpreh Inzaghi.

“Ne do të mendojmë për të në shkurt, por do të japim gjithçka”, ka përfunduar trajneri italian. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat