Premier Liga angleze vazhdon sot me disa ndeshje interesante, të vlefshme këto për xhiron e 17 të sezonit 2021/22.
Ndeshja më interesante e programit të sotëm do të zhvillohet në stadiumin “Emirates”, ku Arsenali pret në shtëpi skuadrën e West Ham United.
Po ashtu, ndeshje sot do të zhvillojë edhe skuadra e Armando Brojës Southampton, e cila do të jetë mysafire e Crystal Palace.
Momentalisht, tabelën e kryeson Manchester City që pas 17 ndeshjeve ka arkëtuar 41 pikë, katër sosh më shumë se vendi i dytë Liverpooli, i cili ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Top 4 e mbyllin Chelsea me 36 pikë dhe West Ham United me 28 sosh.
Në anën tjetër, Burnley me 11 pikë dhe Newcastle e Norwich me nga 10 sosh janë tre skuadrat që gjenden në fundin e tabelës.
Premier Liga angleze
20:30 Brighton – Wolverhampton (Stadiumi Amex)
20:30 Burnley – Watford (Stadiumi Turf Moor)
20:30 Crystal Palace – Southampton (Stadiumi Selhurst Park)
21:00 Arsenal – West Ham United (Stadiumi Emirates)