Sergio Aguero njoftoi tërheqjen e detyuar nga futbolli sot me anë të një konference për media, kjo shkaku i problemeve me zemrën, shkruan Insporti. Aguero nuk dëshiron të rrezikojë shëndetin e tij, andaj më e mira për të ishte që të pensionohet.
“Shëndeti im është i pari. Stafi mjekësor më ka thënë se është më mirë të ndaloj së luajturi dhe kështu tani po largohem nga Barcelona dhe do të tërhiqem nga futbolli profesionist” – tha Aguero.
Sulmuesi argjentinas përjetoi vështirësi në frymëmarrje dhe shtrëngim në gjoks në një ndeshje të Barçës kundër Alavesit më 30 tetor
Aguero u bë debutuesi më i ri me Argjentinën si 18 vjeçar, teksa pas tre vitesh, sulmuesi u transferua në Atletico Madrid në vitin 2006, përpara se të nënshkruante për Cityn në vitin 2011.
Aguero u largua nga Manchester City si golashënuesi kryesor i klubit pasi kontrata e tij skadoi në qershor dhe ish-reprezentuesi argjentinas largohet nga futbolli pasi shënoi 41 gola në 101 ndeshje me Albicelestet: