Onana i befason të gjithë

Futboll

Onana i befason të gjithë

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 12:51
Onana i befason të gjithë

André Onana i trondit të gjithë me një intervistë që mund të ketë implikime të bujshme në merkato. Portierit kamerunas do t’i skadojë kontrata me Ajax dhe mund të nënshkruajë me klubin e ri nga janari.

Sipas shumëkujt, ky klub do të ishte Interi, me të cilin portiere mendohej se kishte marrëveshje verbale. Megjithatë, sipas fjalëve të fundit të tij, realiteti qenka krejt ndryshe.

I intervistuar nga portali spanjoll SPORT, Onana deklaroi: “E ardhmja ime? Jemi në kontakt me ekipe të ndryshme, por nuk kemi zgjedhur ende asnjë. Asnjëherë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë në situata të caktuara. Do të shikoj cili projekt më pëlqen më shumë, pastaj do të zgjedh. Barcelona vazhdon të jetë një nga top-klub në botë. Për mua është shumë e rëndësishme të shkoj në një ekip ku luaj çdo javë. Dua të garoj për të fituar gjithçka.

Marrëveshje me Interin? Thuhen shumë gjëra, flasin edhe për Arsenalin, Barcelonën…, për momentin nuk ka asgjë. Unë jam në kontakt me Barçën, kam një marrëdhënie të shkëlqyer me klubin, sepse jam rritur atje. Barcelona është shtëpia ime, kontaktet janë gjithmonë të gjalla dhe është opsioni im i parë. Nëse janë kushtet e duhura që ekipi im i ri të jetë Barça, do të shkoj atje”.

Një dush i ftohtë për Marotta, pas muajsh negociatash. Tani portieri ka të ngjarë ta vërë veten në një pozitë të vështirë. Në fakt, Barcelona ka një titullar si Ter Stegen. Interi, nga ana tjetër ka një portier që po shkon drejt “pensionimit”, ndaj mendohej se kishte mbyllur gjithçka me Onana.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat