Laporta flet në pensionimin e Agueros

Futboll

Laporta flet në pensionimin e Agueros

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 12:53
Laporta flet në pensionimin e Agueros

Presidenti i Barcelonës, Juna Laporta, mbërriti së bashku me Agueron në skenën e përgatitur për pensionim e sulmuesit dhe pas tij ka marrë fjalën duke u shprehur se i qëndron pranë  dhe i uron më të mirën.

Menjëherë pas fjalës, presidenti i ka lënë vetëm në skenë lojtarin dhe është ulur në shkallët e stadiumit ku ishin edhe të pranishmit e tjerë.

“Unë jam pranë jush dhe ju e dini sikur përfaqësuesit e Independiente, Atlético de Madrid dhe City ishin aty. Mendoj se na ka mbetur dëshira te Barça, por ne mendojmë se keni marrë vendimin e duhur.

Ju keni qenë një lojtar me njohje botërore dhe atë që keni mbjellë, që ka qenë shumë, me siguri do ta merrni në këtë fazë të re që po fillon. E meritoni dhe ju urojmë më të mirën”, deklaron Laporta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat