Nicolo Barella është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Interit. Mesfushori sard rinovoi kontratën me kampionët e Italisë deri në vitin 2026 muajin e kaluar dhe shpreson e beson se të njëjtën gjë do të bëjë edhe Marcelo Brozovic, i cili ndodhet në vitin e fundit të kontratës me kampionët e Italisë.
“Unë e di që Brozo është shumë i lidhur me ngjyrat zikaltër, demonstrimi shihet në mënyrën spektakolare që po luan. Ai e dashuron Interin, është një lojtar që ka dhënë shumë për këtë skuadër.
Dhe ai e bëri këtë edhe në vitet kur ishte e vështirë të luaje këtu. Sigurisht që vendimi final i takon atij dhe askujt tjetër”, deklaroi mesfushori i kombëtares italiane, i cili thekson se ka qenë gjithmonë tifoz i zikaltërve.
“Që kur isha i vogël e imagjinoja veten duke luajtur me Interin, ëndërrojë të isha pjesë e skuadrës që do të fitonte titullin e yllit të dytë. Tani jam këtu dhe nuk ndalem, dua ta realizoj këtë sezon objektivin”.
Në fund një koment për trajnerin Simone Inzaghi dhe Liverpool, rivalin e kampionëve të Italisë në raundin e 1/8-ve në Champions League. “Ai na ka dhënë më shumë liri për t’u shprehur në fushë, por jo se Conte na detyronte kush e di se çfarë.