Pasi njoftoi largimin nga futbolli për arsye shëndetësore, Atletico Madrid ka përshëndetur vendimin e fundit të Serguo Agueros ku ka shkruajtur për superlativa për ish-sulmuesin argjentinas.
“Los Colchoneros”, kanë shkruajtur në një postim në profilin e tyre në “Twitter” se ishin të nderuar që Aguero veshi fanellën e tyre:
“Të nderuar që veshe fanellën tonë. Paç fat”, ishte mesazhi i klubit madrilen.
Aventura e parë e Agueros në Europë ishte pikërisht me Atletikon ku u aktivizua për 5 sezone.