Nigeria ka zgjedhur trajnerin e ri.
Drejtuesit e Federatës afrikane ndërprenë bashkëpunimin me Gernot Rohr, i cili qëndronte në stolin e “Super Shqiponjave” prej verës së vitit 2016.
Në postin e 68-vjeçarit gjerman është ulur Augustine Eguavoen, i cili mbante detyrën e drejtorit teknik të kombëtares afrikane.
Eguavoen është zgjedhur përkohësisht si trajner i 3 herë kampionëve të Afrikës, me drejtuesit që po punojnë për të sjellë një emër të madh në krye të Nigerisë.
Kombëtarja afrikane e mbylli fazën eliminatore të Katar 2022 në krye të grupit C, duke siguruar kualifikimin në Botërorin e dimrit të ardhshëm.