Katër gjyqtare nga Maqedonia e Veriut, Ivana Projkovska, Vjollca Izeiri, Elena Soklevska Ilievski dhe Irena Velevackoska, do të ndajnë drejtësi në garat e Ligës së Kampionëve në kategorinë e femrave mes Real Madrid CF (ESP) –dhe WFC Kharkiv (Ukrainë) që do të zhvillohet të enjten në stadiumin “Estadio Alfredo Di Stefano” në Madrid.
E veçanta e kësaj ndeshje është se në ekipin e Real Madrid lojtare kryesore është shqiptarja Kosovare Asllani, ndë në terren bashkë me te do të jetë referja nga Gostivari Vjollca Izeiri
“Është ndjenjë e veçantë për mua që ma për së afërmi ta njohë një futbolliste siç është Kosovare Asllani”, tha Vjollca Izeiri para nisjes për në Madrid,.
Gjyqtaret e futbollit të femrave gjatë ditës së sotme kanë udhëtuar në Madrid.