Broja nga minuta e parë në fushë

Futboll

Broja nga minuta e parë në fushë

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 19:51
Broja nga minuta e parë në fushë

Crystal Palace dhe Southampton do të përballen sonte në kuadër të javës së 17-të në Premierligë.

“Selhurst Park” në Londër është arena e përballjes së dy skuadrave që ndodhen në mes të tabelës në Premierligë..

Southamptoni nga minuta e parë do ta ketë në dispozicion “armën” e sulmit, shqiptarin Armando Broja.

20-vjeçari është një nga lojtarët më të rëndësishëm aktualisht për skuadrën e Southamptonit.

Broja është i huazuar te Southamptoni deri në fund të edicionit nga klubi londinez, Chelsea.

Përballja ndërmjet Crystal Palaces dhe Southamptonit nis nga ora 20:30.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat