Dëmtimi nuk e pengon!
Armando Broja do ta nisë sërish si titullar ndeshjen e sotme të Southampton në transfertë ndaj Crystal Palace.
Kujtojmë që sulmuesi i kombëtares u zëvendësua në ndeshjen e kaluar ndaj Arsenal për shkak të një dëmtimi, i cili për fat të mirë nuk ka rezultuar serioz dhe nuk e ka penguar 20-vjeçarin të zbresë në fushë.
Duket se Broja po kthehet në pikën e referimit të “Shënjtorëve”, teksa ia ka dalë të gjejë në tre raste rrugën e rrjetës, ndërsa llogarisë së tij me Southampton i shtohen edhe dy gola në Kupë.