​Ide e papritur për shkëmbim lojtarësh mes Interit dhe Barcelonës

Futboll

​Ide e papritur për shkëmbim lojtarësh mes Interit dhe Barcelonës

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 20:58
Katalanasit kanë shprehur së fundi interesim për sulmuesin ziklatër Alexis Sanchez.

Afati kalimtar i janarit mund të sjellë në skenë realizimin e një operacioni shumë të papritur ndërmjet gjigantit italian Interi dhe atij spanjoll, Barcelonës.

Sipas të përditshmes spanjollë “Sport”, katalanasit kanë shprehur së fundi interesim për sulmuesin ziklatër Alexis Sanchez.

Kiliani ka bërë vetëm dy paraqitje si startues për Interin këtë sezon dhe kampionët e Serisë A janë gati ta dërgojnë atë në huazim te Barça.

Luuk de Jong, aktualisht i huazuar te Barca nga Sevilla, mund të shkojë te Interi në këmbim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat