Skenë e pahijshme në derbin e madh të Kampionatit të Zvicrës në futboll, mes Young Boys e Baselit, e cila përfundoi me rezultat 1:1.
Në minutën e 37-të në stadiumin “Wankdorf” të Bernës, lojtarët e Baselit festojnë golin (1:1), Pajtim Kasami papritur rrëzohet.
Arsyeja? Në fillim ishte e paqartë.
Një shikues hodhi një gjësend dhe e goditi Kasamin në kokë.
Megjithatë gjithçka përfundoi mirë pa ndonjë lëndim serioz.