Barcelona dhe Inter në negociata të avancuara për shkëmbimin e madh

Futboll

Barcelona dhe Inter në negociata të avancuara për shkëmbimin e madh

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 08:19
Sanches dhe Luuk de Jong

Barcelona dhe Inter janë në negociata të avancuara për shkëmbimin Alexis Sanchez dhe Luuk de Jong në afatin kalimtar të janarit.

Mediumi katalunas ‘Sport’, tre klube janë duke punuar që kjo marrëveshje të arrihet në afatin kalimtar dimëror.

Barcelona, Inter dhe Sevilla janë duke bashkëpunuar që Sanchez të rikthehet në “Camp Nou”, derisa De Jong do t’i bashkohet Interit.

Holandezi është huazim te Barcelona, ku nuk është në planet e Xavit, derisa Inter çuditërisht e pëlqen futbollistin dhe Sevilla nuk kundërshton këtë lëvizje.

Kiliani nga ana tjetër është i lumtur te Inter, por nëse i ofrohet mundësia që të veshë sërish fanellën blaugranase assesi nuk do e refuzojë, ngase kohën më të mirë e kaloi te skuadra spanjolle.

Këtë edicion, Sanchez për Interin ka shënuar dy gola dhe dhuruar tre asistime, derisa problemi kryesor mbetet paga e lartë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat