Chelsea ka rikthyer interesimin për yllin e Interit, Lautaro Martinez.
Në kohën kur argjentinasi ishte në shitje për çmimin e duhur në vitin 2020, por asnjëra prej klubeve nuk ishte gati të paguante vlerën e lojtarit.
Martinez që ka shënuar 10 herë këtë edicion, ka nënshkruar kontratë të re në “San Siro”, duke i lejuar gjigantin italian në pozitë që ta shesin për sa para ta duan.
Sidoqoftë, sipas Fichajes, “Blutë” kanë rikthyer interesimin për 24-vjeçarit gjatë afatit kalimtar veror.
Chelsea thuhet se ka vendosur ta lejojë Timo Werner të largohet në “Stamford Bridge”, andaj si shkëmbim e do argjentinasin si pasues.
Ndërkohë, Inter nuk do konsiderojë asnjë ofertë nën 97.5 milionë funte, aq sa Chelsea pagoi për Romelu Lukakun verën e kaluar.