Rastet me COVID-19 te Real Madrid veçse janë duke u shtuar.
Dje, klubi madrilen përmes një komunikate zyrtare ka konfirmuar se dyshja Luka Modric dhe Marcelo kanë dal pozitiv me koronavirus.
Por, këto mesa duket nuk janë rastet e vetme në skuadër, me “Vozpopuli” që raporton se edhe pesë lojtarë të tjerë kanë dal pozitiv në analizat e COVID-19.
“Burimet e gazetës na kanë siguruar se edhe pesë lojtarë të tjerë janë infektuar”, shkroi gazeta spanjolle.
Ndërkohë, Real Madrid ndeshjen e radhës e zhvillon si vendas ndaj Cadizit, por në rast që konfirmohen rastet, atëherë ekziston mundësia që të shtynë takimin.