Chelsea ka shprehur interesim për yllin e Villarrealit, Arnaut Danjuma.
Holandezi ka shkëlqyer në kohëve të fundit te klubi spanjoll dhe Fabrizio Romano para disa ditëve bëri me dije që Liverpool është admirues i madh.
Sipas Fichajes, Chelsea është gati të rivalizojë Liverpoolin dhe të paguajë 60 milionë euro për 24-vjeçarin.
“Reds” kanë nevojë për një sulmues pasi dyshja Mohamed Salah dhe Sadio Mane do t’iu mungojnë për një muaj, shkak i pjesëmarrjes në Ligën e Kombeve të Afrikës.
Ndërkohë, nga ana tjetër, Villarreal është i hapur për shitjen e sulmuesit, por assesi nëse nuk paguhet vlera e 60 milionë eurove