Mbrojtësi i Liverpoolit kërkon largimin

Futboll

Mbrojtësi i Liverpoolit kërkon largimin

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 11:24
Nat Phillips

Mbrojtësi Nat Phillips ka bërë me dije se është gati që të largohet nga Liverpool në afatin kalimtar të janarit.

Phillips ishte titullar për “Reds” kur mposhtën Liverpoolin muajin e kaluar, ndeshje ku edhe pësoi lëndim.

Ky lëndim do ta mbajë jashtë fushcs deri në fundin e janarit, por kjo nuk ka ndalur klubet të shfaqin interesim.

Duke folur për “Sky Sports News”, 24-vjeçari zbuloi se Jurgen Klopp ka prnauar se ka kërkuar më shumë minuta për muajt në vijim.

“Dua të luajë më shumë ndeshje. Është vështirë shkaku i garës që kam në skuadër. Trajneri dhe unë pranojmë se më e mira është që të luajë sa më shumë ndeshje që të jetë e mundur. Mendoj se e keni parë përmirësimin që nga viti i kaluar”.

“Do të shoh se çfarë vjen. Mendoj se në këto momente nuk është e lehtë të luajë shumë ndeshje për Liverpoolin, por nëse ndonjë mundësi arrin dhe i përshtatet të gjithëve, atëherë do isha i interesuar”, deklaroi ai.

Ndërkohë, raportohet se West Ham është një ndër skuadrat e Premierligës që është duke vëzhguar situatën e lojtarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat