Andi Lila ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”.
Në fund është diskutuar edhe sa i përket zgjedhjeve të reja që do të mbahen për FSHF. Deri tani Armand Dukës i bashkohet Shakohoxha dhe Starova.
I pyetur nga Çarçani nëse sheh një garë të fortë për këtë post, Lila ka thënë:
“Jo, nuk besoj se do të jetë garë e fortë.
Megjithatë nuk kam të drejtë vote dhe nuk mund të them emrin e fituesit sipas mendimit tim pa parë programin e kandidatëve”, tha Lila.