Salah nuk e ka fshehur dëshirën për t’i fituar të gjitha çmimet

Futboll

Salah nuk e ka fshehur dëshirën për t’i fituar të gjitha çmimet

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 11:49
Salah nuk e ka fshehur dëshirën për t’i fituar të gjitha çmimet

Taiwo Awoniyi e ka mbështetur Mohamed Salahun si fitues të Topit të Artë në të ardhmen, duke këmbëngulur se ish-bashkëlojtari i tij te Liverpooli është në një nivel me Lionel Messin dhe Robert Lewandowskin.

Salah përfundoi në vendin e shtatë në listën e Topit të Artë këtë vit, pavarësisht se nga shumë njerëz u cilësua si më i miri në botë në bazë të formës së tanishme.

Çuditërisht, sulmuesi egjiptian nuk u zgjodh në listën e ngushtë prej 23 futbollistëve në FIFPRO XI, që u publikua këtë javë.

29-vjeçari nuk e ka fshehur dëshirën për t’i fituar të gjitha çmimet kryesore në futboll, individuale dhe ekipore dhe Awnoiyi, i cili u stërvit me Salahun në Liverpool para se t’i bashkohej Union Berlinit, beson se tregimi i tij shërben si frymëzim për të gjithë lojtarët afrikan të së ardhmes.

“E kam takuar atë dhe e kam parë në stërvitje, ai është lojtar që ka gjithçka. Ai e ka përvojën. Ai ka luajtur për Chelsean, Romën dhe tani Liverpoolin. Ky djalosh e ka arritur majën tashmë. Ai është në një nivel me Messin dhe Lewandowskin”, tha Awnoiyi.

Ai shtoi: “Salah bën çdo gjë dhe është djalosh që dëshiron gjithmonë të bëjë më shumë për veten dhe për klubin”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat