Futbollisti shqiptar, Pajtim Kasami, anëtar i FC Basel, pati një mbrëmje të pakëndshme në minutën e 37-të të ndeshjes, kur u godit në kokë me një gjësend nga një shikues në stadiumin në Bernë.
Fatmirësisht, shpëtoi pa pasoja.
Media prestigjioze zvicerane “Blick”, vlerëson futbollistët, nota minimale 1 e maksimalja 6.
Pajtim Kasami ishte prej më të mirëve në fushë, duke e vlerësuar me notë 5.
Ballafaqimi mes Young Boys dhe Baselit, përfundoi me rezultat 1:1.