Sulmuesi i Southamptonit, Armando Broja, ka shënuar më shumë gola se dy sulmuesit e Chelseat, Romelu Lukaku dhe Timo Werner.
Broja ka shënuar katër gola në Premier League, teksa Lukaku ka shënuar tre, ndërsa Werner vetëm një gol.
Shqiptari është i huazuar nga klubi i Chelseat te Southamptoni.
Broja, deri më tani, ka startuar nëntë ndeshje në të gjitha garat, teksa ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar dy të tjerë.