Për të ruajtur hapin me liderin e tabelës, Manchester Cityn, Chelsea duhet të triumfojë sonte në sfidën e vështirë kundër Evertonit në “Stamford Bridge”.
Momentalisht skuadra e Thomas Tuchel është katër pikë prapa asaj të Pep Guardiolas, por që kjo e fundit ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Ben Chilwell dhe Mateo Kovacic janë mungesat e Chelseat për këtë ballafaqim, ndërsa te Evertoni mungojnë po ashtu emra të rëndësishëm si Calvert-Lewin, Colemon, Davies, Digne dhe Richarlison.
Ndeshja zhvillohet nga ora 20:45 dhe këto janë formacionet e mundshme:
Chelsea (3-4-2-1): Mendy; Azpilicueta, Christensen, Rudiger; James, Jorginho, Loftus-Cheek, Alonso; Mount, Pulisic; Lukaku
Everton: (4-4-1-1): Pickford; Coleman, Holgate, Keane, Godfrey; Iwobi, Doucoure, Allan, Gordon; Gray; Rondon.