Mbrojtësi i Napolit, Kostas Manolas në janar do të bëhet me skuadër të re.
Greku ka arritur marrëveshje me klubin Olympiacos dhe tani është duke kryer testet mjekësore.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano zbulon se kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të kompletohen, pastaj gjithçka do bëhet zyrtare.
Ndërkohë, Manolas ishte titullar i padiskutueshëm nën urdhrat e Gennaro Gattusos, por me ardhjen e Luciano Spallettit dhe formës së lartë të kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmani, greku e humbi pozitën dhe kohëve të fundit vetëm ka qëndruar në stol.