Juventus shikon me mëndje nga merkato e janarit dhe këtë herë me qëllimin për të ndrequr gabimet e merkatos së verës.
Pjesa e parë e sezonit ka nxjerrë në pah të gjitha mangësitë e skuadrës në dispozicion të Massimiliano Allegri, që është gati t’i tregojë klubit prioritetet e tij, me vetëdijen për situatën e vështirë financiare aktuale.
Profilet, sipas La Gazzetta dello Sport, duken shumë të saktë: në sulm, profili është ai i një qendërsulmuesit tradicional, si Icardi.
I ndryshëm nga Morata dhe Kean, që të dijë të garantojë një shifër golash të përafërt me golat e shënuar nga Cristiano Ronaldo.
Në mesfushë, Allegri do të donte një lojtar “alla Khedira”, mesfushor për të garantuar ekuilibrin e skuadrës, por edhe për të depërtuar, me zgjuarsi taktike që duket se i mungon mesfushorëve aktualë të bardhezinjve.