Shtyhet edhe një ndeshje në Angli

Futboll

Shtyhet edhe një ndeshje në Angli

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 17:15
Shtyhet edhe një ndeshje në Angli

Manchester United ka njoftuar se ndeshja e paraparë kundër Brighton Hove Albion të zhvillohej të shtunën, është shtyrë.

Bordi i Premier Ligës ka pranuar kërkesën e “Djajve të Kuq” duke u bazuar edhe në këshillat e ekspertëve mjekësor, transmeton Insporti. Man Utd nëpërmjet një komunikate për shtyp e ka bërë të ditur shtyrjen e ndeshjes.

Në këtë komunikatë po ashtu thuhet se klubi më i trofeshëm anglez ka mbyllur edhe qendrën stërvitore “Carrington”, pasi disa futbollistë dhe anëtarë të stafit mbështetës janë infektuar me koronavirus.

Kjo është ndeshja e dytë që Manchester United shtynë për shkak të rasteve me koronavirus.

Ndeshja e parë që u anulua është ajo së martës mbrëma kundër Brentford.

Klubet e Premier Ligës Angleze janë duke u përballur me infektime të shumta dhe tashmë është duke u shqyrtuar mundësia që liga të pushojë për dy javë, në mënyrë që të ndalet shpërndarja e virusit dhe lejimi për shërim të plotë.

Sot po ashtu është anuluar edhe ndeshja Leicester City – Tottenham, për shkak të rasteve me koronavirus në të dy skuadrat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat