E ardhmja e Federico Bernardeschi mund të jetë në Spanjë.
Sipas Sport, duket se ka patur disa kontakte mes drejtuesve blaugrana dhe menaxherit të futbollistit italian të Juventus-it.
Drejtori sportiv i Barçës, Mateu Alemany, ka patur një kontakt të shkurtër me Pastorello-n të hënën në Torino, ku është zhvilluar mbrëmja gala e Golden Boy.
Nga sa mësohet, në bisedën e patur mes palëve, duket se është folur për një transferim të mundshëm të ish-yllit të Fiorentina-s te Barcelona duke filluar nga sezoni i ardhshëm, domethënë me parametra zero.
Bernardeschi, për momentin, do të qëndrojë tek Juventus-it dhe pavarësisht se lojtari e ka shprehur më shumë se një herë dëshirën për të qëndruar në Torino, nuk është e thënë që në të ardhmen të mos ketë surpriza.
Zhvillime të mundshme në javët e ardhshme mund të ndryshojnë situatën me takime të reja mes drejtuesve katalanas dhe menaxherit të sulmuesit.