Dele Alli raportohet se do të largohet nga Tottenham Hotspur, pasi klub ka vendosur për shitjen e tij.
Sipas ''ESPN'', klubi londinez është në pritje të ofertave për Allin.
Gjithashtu raportohet se trajneri i Spurs, Antonio Conte, ia ka bërë me dije anglezit se nuk llogaritë në shërbimet e tij.
25-vjeçari është pjesë e Tottenhamit nga viti 2015, teksa ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.
Dele Alli në tregun e transferimeve vlerësohet me 30 milionë euro.