Sipas Bild, edhe Manchester United është në garë për Antonio Rudiger.
Mbrojtësi i Chelsea-t është drejt skadencës së kontratës dhe i ka dhënë përparësi rinovimit, por palët janë akoma larg.
Për lojtarin interesohet prej kohësh Real Madrid dhe PSG është takuar me përfaqësuesit e lojtarit.
Tani hyjnë në lojë edhe Djajtë e Kuq, që duan të shfrytëzojnë marrëdhënien mes Ralf Rangnick dhe menaxherit të lojtarit, i cili është i hapur për negociata.