Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për Ligën e Kombeve, në edicionin e saj të tretë. Në Ligën C, ishin kombëtaret e Maqedonisë dhe Kosovës, ndërsa Shqipëria u gjet në Ligën B.
Maqedonia e Enis Bardhit, Visar Musliut, Valon Ethemit, Ezgjan Alioskit, Arijan Ademit etj. sfidon Bullgarinë e Gjeorgjinë
Pas hedhjes së shortit, Maqedonia do të garojë në grupin e 4-të, së bashku me Bullgarinë, Gjeorgjinë dhe Gjibraltarin.
Ndërkohë Kosova do të jetë pjesë e Ligës B dhe grupit të 2-të, së bashku me Irlandën e Veriut, Greqinë dhe fituesin e sfidës Qipro – Estoni.
Shqipëria me Rusinë, Izraelin e Islandën janë grupin 2 të LIgës B.