Media sportive greke “Gazzetta.gr”, ka befasuar me një shkrim për Kombëtaren e Kosovës.
Ky medium shkruan se sërish Kosova është kundërshtar i Greqisë në Ligën e Kombeve, divizioni C.
“Kosova sërish në rrugën e Greqisë, Qipro (ose Estonia) dhe Irlanda e Veriut, në grupin 2!
Një tjetër ‘fillim të ri’ do të kërkojë Kombëtarja e Greqisë në Ligën e Kombeve dhe konkretisht në Ligën C, ku do të përballet sërish me Kosovën, Irlandën e Veriut dhe fituesin e sfidës Qipro – Estoni!
Kosova për të tretin turne radhazi do të jetë një nga kundërshtarët e bardhekaltrëve, pas ndeshjeve të fundit të Ligës së Kombeve dhe kualifikueseve të Kampionatit Botëror”, shkruan media greke.