Kosova njeh rivalët në Grupin 2 të Ligës së Kombeve, divizioni C.
Rivalët e Kosovës janë Irlanda Veriore, Greqia dhe Qipro ose Estonia.
Duket një grup jo edhe aq i fortë por jo edhe i lehtë, kur kihet parasysh se Greqia ka një ekip të mirë gjithashtu edhe Irlanda Veriore.
Analisti i futbollit, Genc Sermaxhaj, tha se është një grup i arsyeshëm.
“Grup i lehtë e i arsyeshëm nëse merret me seriozitet e përgjegjësi.
Ngase asgjë tjetër nuk është e lehtë natyrisht. Në letër duket i arsyeshëm dhe për të duhet të bëhet angazhim i madh dhe qasje serioze. Lojë me nivel të lartë, përndryshe mund të komplikohen gjërat.
Shpresojmë të kthehen të lënduarit e të shtohen minutazhet e tyre. Të kemi ardhje të reja e cilësore.
Gjithçka është e mundur”, thotë Sermaxhaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.