Real Madridi ka shënuar edhe një fitore në Grupin B të Champions League në futboll.
Madrilenet shënuan fitore me rezultat 3:0 ndaj Zhytlobud-1, në ndeshjen e xhiros së gjashtë përkatësisht të fundit të fazës së grupeve.
PSG përfundoi në vend të parë me 18 pikë e Real Madridi në të dytin me 12 sosh, duke u kualifikuar në çerekfinale.
Zhytlobud-1 renditet në pozitën e tretë me 4 pikë e Breidablik i fundit me 1.
Asllani u paraqit standard dhe u zëvendësua në minutën e 46-të. Peter (19'), Cardona (41') e Rodriguez (90+2') shënuan për fitoren e Realit.