Edgar Garibay është lojtari i ri i KB Peja.
Lajmin e ka bërë të ditur vet KB Peja përmes një postimi në rrjetet sociale, duke dhënë sinjale se po forcojnë skuadrën për të arritur objektivat.
Garibay është reprezentues i Meksikës dhe në karrierën e tij ka luajtur në shumë ekipe elitare meksikane.
Ai është i gjatë 208 cm dhe luan në pozitën e krah-qendrës.