CR7 dhe Georgina zbulojnë gjininë e binjakëve

Futboll

CR7 dhe Georgina zbulojnë gjininë e binjakëve

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 21:51
Ronaldo me familje

Më 28 tetor, Cristiano dhe e dashura e tij, Georgina, ndanë me të gjithë lajmin e bukur se do do të bëhen prindër për herë të katërt.

Sot, përmes një videoje, ata kanë zbuluar për ndjekësit që presin një vajzë dhe një djalë.

Janë fëmijët e çiftit ata që janë protagonistët e videos, përmes së cilës lajmërojnë se binjakët do të jenë një vajzë dhe një djalë.

"Aty ku fillon jeta dhe ku dashuria nuk mbaron kurrë" - shkruan futbollisti në videon e postuar në Instagramin e tij.

Fansat e çiftit të famshëm kanë nxituar të urojnë familjen e famshme që së shpejti do të bëhet edhe më e madhe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat