Kërcënon

Futboll

Kërcënon

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 22:10
Halilhoxhiiq

Trajneri i Marokut, Vahid Halilhoxhiq, në një intervistë për AFP, ka dhënë disa deklarata të rëndësishme mbi Kupën e Afrikës:

“Me një situatë shëndetësore kaq dramatike, është e vështirë të zhvillohet një kompeticion i tillë. E vështirë të thuhet nëse do të luhet, edhe pse mungon pak”, ka thënë Halilhoxhiiq.

“Lojtarët janë të detyruar t’i përgjigjen grumbullimit, por të gjithë klubet po kërkojnë të bëjnë gjithçka është e mundur që të mos shkojnë te kombëtaret e tyre.

“Disa klube kanë kërcënuar edhe lojtarët se do t’i shesin ose se do ta humbin vendin në skuadër. Nëse një lojtar nuk do t’i përgjigjet grumbullimit, për mua do të thotë se nuk është mjaftueshëm i lidhur me kombëtaren dhe se mund t’i thotë lamtumirë përgjithmonë”, ka thënë trajneri boshnjak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat