Evertoni i merr pikë Chelseas në Londër 

Futboll

Evertoni i merr pikë Chelseas në Londër 

Nga: K. Goca Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 22:35
Evertoni i merr pikë Chelseas në Londër 

Skuadra nga Liverpooli, Evertoni, i merr pikë Chelseas në stadiumin “Stamford Bridge” në Londër.

Evertoni ka barazuar me rezultat 1:1 me Chelsean, në takimin e javës së 17-të në Premier League. 

Në minutën e 70-të, Mount nga afërsia shënon në këndin e majtë të mysafirëve, 1:0.

Nuk vonoi shumë dhe Evertoni i kundërpërgjigjet, Branthwaite shënon nga afërsia duke iu falënderuar edhe reagimit të dobët të mbrojtjes së Chelseas.

Manchester City kryeson me 41 pikë, pasojnë Liverpooli me 40, Chelsea 37 e Evertoni është i 14-ti me 19.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat