Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Newcastles, në takimin e javës së 17-të në Premier League.
Newcastle avancuan me golin e Shelvey në minutën e 7-të, por kjo epërsi përmbyset deri në minutën e 25-të.
Futbollisti Jota në minutën e 21-të barazon rezultatin dhe Salah në atë të 25-tën, shënon për 2:1 për "Redsa-t".
![Image](/media/botasot.info/images/2021/December/16/850x636_adc7a8795c891cd28629579c13d069dfo21639691249.jpg)
Në minutën e 87-të, Alexander- Arnold i jep qetësinë Liverpoolit, shënon për 3:1.
Manchester City kryeson me 41 pikë, pasojnë Liverpooli me 40, Chelsea 37 e Newcastle është i 19-ti me 10.