Liverpooli shënoi fitore sot me rezultat 3:1 kundër skuadrës së Newcastle United, kështu duke regjistruar fitoren e tetë radhazi në të gjitha garat.
Por, me fitoren e sotme Liverpooli ka bërë histori në Premier Ligën angleze, ku është bërë skuadra e parë angleze që arrin shifrën e 2,000 fitoreve në këtë garë.
Golashënues për “Të Kuqtë” ishin Diogo Jota, Mohamed Salah dhe Trent Alexander-Arnold, ku ky i fundit shënoi një gol tejet të bukur.
The first team in English history to record 2,000 victories in the top-flight 👏🔴 pic.twitter.com/tf982XhTES
— Liverpool FC (@LFC) December 16, 2021
Po ashtu, kjo ishte fitorja numër 150 e Jurgen Klopp me Liverpoolin, ku është bërë trajneri i parë në histori të Liverpoolit që e arrin këtë shifër më së shpejti.