Probleme për Kosovare Asllanin

Futboll

Probleme për Kosovare Asllanin

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 11:32
Probleme për Kosovare Asllanin

Fitore me shije të hidhur për Real Madridit.

Triumfi 3:0 ndaj Kharkivit ishte sa për statistika për Realin, pasi tashmë kishin siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pikërisht për këtë, bëhet edhe më e dhimbshme kur humb një lojtar, sidomos një sulmuese si Kosovare Asllani.

Futbollistja shqiptare ka pasur disa shqetësime gjatë ndeshjes dhe është detyruar të largohet para kohe, derisa pritet sot të mësohet shkalla e dëmtimit.

Ky vit nuk po ecën mirë për Asllanin, pasi vetëm sa ishte kthyer nga lëndimi dhe në dy takime kishte shënuar tre gola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat