Interi dhe Christian Eriksen kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin, pasi në Serie A nuk lejohet të luash kur vendos defribilator.
Menaxheri i mesfushorit danez ka qenë dje në Milano dhe ka pasur një takim me drejtuesit e kampionëve të Italisë.
Në kushtet e krijuara ndërprerja e kontratës ishte zgjidhja më e mirë, pasi edhe vetë Eriksen dëshiron të vazhdojë të luajë futboll.
Me defribilator ai mund ta bëjë diçka të tillë në Holandë dhe Premier League. Së shpejti vjen zyrtarizimi i largimit nga Interi dhe më pas do të zbulohen detaje të tjera për të ardhmen.