Nuk po gjen klub

Futboll

Nuk po gjen klub

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 12:02
Nuk po gjen klub

200 mijë funte në javë pa zbritur në fushë, Samuel Umtiti është kthyer në një problem të madh për Barcelonën.

Barça ka kohë që po mendon ta largojë mbrojtësin francez, por nuk po gjen skuadër për 28-vjeçarin.

Ai ka kontratë deri më 2023 dhe problemi i madh sipas Sport është se lojtari fiton 200 mijë funte në javë, teksa ka luajtur vetëm një ndeshje në La Liga këtë sezon.

Barça ka probleme të mëdha ekonomike dhe po mendon të gjejë sa më parë një zgjidhje me lojtarin për të ndërprerë kontratën pasi s’po vjen asnjë ofertë për francezin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat