Manchester United vazhdon të piketojë “yjet” e Leeds United për të përforcuar skuadrën, Kështu, pas Kalvin Philips,
“Djajtë e Kuq” dërgojnë vazhdimisht emisarë për të vëzhguar nga afër portierin Illan Meslier, i cili konsiderohet si një nga talentët më të spikatur në Premier League.
Francezi rinovoi kontratën për 5 vjet me klubin nga Yorkshire, ku bën pjesë që nga viti 2019. 21-vjeçari është titullar i padiskuteshëm në formacionin e Bielsës dhe vështirë se trajneri argjentinas do të japë miratimin për largimin e tij. Man. United për momentin nuk ka probleme me portierët, pasi De Gea vazhdon t’i jape siguri portës së “Djajve të Kuq”, por edhe Henderson dhe Heaton janë në dispozicion.
Gjithsesi, klubi e shikon Meslier si objektiv afatgjatë për të ardhmen.